Telegrafi

SHBA konfirmuan edhe 112 të vdekur në 24 orët e fundit – numri i përgjithshëm rritet në 414

Shteti i Nju Jorkut (114 të vdekur), Uashingtoni (94 të vdekur) dhe Kalifornia (29 të vdekur) janë goditur më rëndë nga pandemia, e cila ka infektuar të paktën 30,000 njerëz në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Coronavirusi ka vrarë më shumë se 112 njerëz në Shtetet e Bashkuara në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën në 414 vdekje, sipas llogaritjes së Universitetit Johns Hopkins, të përdorur si referencë kombëtare, transmeton Telegrafi.

Nju Jorku, më i prekuri

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, raportoi këtë të diel 5,429 raste të reja të coronavirusit në shtet, i cili arrin më shumë se 15 mijë infeksione dhe 114 vdekje nga pandemia.

Nga këto raste, 6,927 korrespondojnë me New York City, i cili është i konsoliduar si fokusi kryesor i virusit në vend.

Florida, një fokus tjetër

Numri i rasteve të konfirmuara të coronavirusit në Florida u rrit me 67 nga e shtuna, duke shkuar nga 763 në 830, dhe rastet fatale u rritën nga 12 në 13, sipas raportit të parë këtë të dielë nga Departamenti i Shëndetësisë i Shtetit. /Telegrafi/