Një deklarate të grupit të punës të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) për mosmarrëveshjet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Kinës lidhur me të drejtat e pronësisë intelektuale, pala amerikane ka kërkuar pezullimin deri më 31 dhjetor të trajtimit të akuzave të saj ndaj Kinës.
Mirëpo, në deklaratë nuk përmendet arsyeja e kërkesës së SHBA-së.
Sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, në muajin mars 2019, Kina kishte rishikuar disa nga ligjet që ishin subjekt i padisë së SHBA-së në OBT, duke përfshirë “Ligjin e Investimeve të Huaja” dhe “Ligjin e Ndërmarrjeve me Investimeve të Përbashkëta kineze e të Huaja”.
Muaj më parë, OBT kishte caktuar një arbitër për të shqyrtuar kërkesën e Kinës për vendosjen e sanksioneve tregtare vjetore me vlerë 7 miliardë dollarë ndaj produkteve amerikane. Arbitrazhi erdhi automatikisht pasi SHBA-ja e informoi OBT-në se kundërshton nivelin e kundërmasave të propozuara nga Kina.
Sipas rregullave të OBT-së, nëse një vend anëtar kundërshton nivelin e kundërmasave, duhet të fillojë një proces 60 ditorë gjykimi. Masa përdoret shpesh si një taktikë vonese nga vendet e përfshira në një mosmarrëveshje për të zgjidhur çështjet e tyre përmes negociatave të drejtpërdrejta. /Telegrafi/