Telegrafi

SHBA kërcënon Iranin me sanksionet më të fuqishme në histori

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo sot kërcënoi Iranin me sanksionet më të fuqishme në histori nëse nuk vjen deri te kursi qeveritar në Teheran, por shtoi se Uashingtoni është gati të heqë të gjitha sanksionet dhe të vendosë marrëdhëniet e plota diplomatike dhe tregtare nëse Irani kryen ndryshime të mëdha.

Ai tha këtë kur gjatë prezantimit të strategjisë së administratës së presidentit Donald Trump në kufizimin e programit bërthamor të Iranit dhe kundërshtimin e aspekteve të tjera të sjelljes së Teheranit në rajon pas tërheqjes së Trump nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar me Iranin në vitin 2015.