Site icon Telegrafi

SHBA ka “pauzuar” dërgesën e bombave për Izraelin për shkak të shqetësimeve të Rafah

SHBA javën e kaluar “pauzoi” një dërgesë bombash për Izraelin për shkak të shqetësimeve se do të vazhdonte një operacion të madh tokësor në Rafah, në jug të Gazës, thotë një zyrtar i lartë i administratës.

Dërgesa përbëhej nga 1,800 bomba 907 kilogramëshe dhe 1,700 bomba 800 kilogramëshe, tha zyrtari për CBS News, transmeton Telegrafi.

Izraeli nuk i ka adresuar plotësisht shqetësimet e SHBA-së për nevojat humanitare të civilëve në Rafah, thotë zyrtari.

Në anën tjetër, Izraeli nuk bëri asnjë koment të menjëhershëm. Gjatë natës, pati sulme të tjera ajrore izraelite në Rripin e Gazës, disa orë pasi forcat izraelite të mbështetura nga tanke morën kontrollin e kalimit kyç Rafah në kufirin me Egjiptin.

Bombardimet izraelite kanë qenë veçanërisht intensive rreth Rafahut. Mjekët vendas thonë se shtatë anëtarë të një familjeje u vranë në një sulm gjatë natës.

Rafah ka qenë një pikë kyçe hyrëse për ndihma dhe e vetmja dalje për njerëzit që mund të largohen që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit tetorin e kaluar.

Të hënën, ushtria izraelite urdhëroi dhjetëra mijëra civilë që të nisin evakuimin ngas pjesa lindore e qytetit Rafah, përpara atij që e quajti një operacion “të kufizuar” për të eliminuar luftëtarët e Hamasit dhe për të shkatërruar infrastrukturën e tyre. /Telegrafi/

 

Exit mobile version