Site icon Telegrafi

SHBA: Ka mundësi që Izraeli të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar me armët tona

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se ekziston mundësia që gjatë luftës në Gaza, Izraeli të ketë përdorur edhe armë të furnizuara nga Amerika, duke shkelur kështu të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Departamenti i Shtetit pretendon se qeveria amerikane nuk kishte informacion të plotë për përdorimin e armëve, raporton skynews.

Një raport mbi përdorimin e këtyre armëve iu dorëzua Kongresit amerikan. Auditimi, i porositur nga Shtëpia e Bardhë, shqyrtoi përdorimin e armëve amerikane nga shteti i Izraelit, të cilat i kishte marrë në fillim të vitit të kaluar.

Lexo po ashtu Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Megjithëse raporti ishte një qortim i qartë i disa operacioneve izraelite në Gaza, ai nuk thoshte përfundimisht se fushata e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) shkelte ligjin ndërkombëtar.

Thuhet se “Izraeli duhej të përballej me një sfidë të jashtëzakonshme ushtarake duke luftuar Hamasin në Gaza”.

Raporti shtoi se OKB-ja dhe organizatat humanitare i përshkruan përpjekjet e Izraelit për të shmangur viktimat civile si “të paqëndrueshme, joefektive dhe të papërshtatshme”.

Departamenti i Shtetit zbuloi se Izraeli nuk bashkëpunoi plotësisht me përpjekjet e SHBA-së për të lejuar dërgimin e plotë të ndihmave humanitare në Gaza në muajt e parë të konfliktit. /Telegrafi/

Exit mobile version