Telegrafi

SHBA ka autoritet të ndalojë TikTok-un

Ndalimi bie nën kompetencat e presidentit për të mbrojtur sigurinë kombëtare, argumentojnë avokatët qeveritarë.

Administrata Trump tha të premten se ka autoritetin të ndalojë përdorimin e TikTok-ut nga amerikanët, duke thënë në një gjykatë që aplikacioni i famshëm për ndarjen e videove në pronësi të Kinës paraqet një kërcënim të sigurisë kombëtare për shkak të marrëdhënies së tij me qeverinë Kineze, transmeton Telegrafi.

Avokatët e administratës Trump thanë të premten në Gjykatën e Qarkut në Uashington DC se qeveria e SHBA-së duhet të lejohet të vendosë kufizime mbi aplikacionin që do ta bëjnë atë të papërdorshëm në SHBA muajin e ardhshëm.

Kufizimet e propozuara janë në përputhje me autoritetin e presidentit për të mbrojtur sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe kufizimin e atyre kompetencave që janë në kundërshtim me ligjin dhe vendimet e kaluara, thanë avokatët e qeverisë amerikane.

Një urdhër ekzekutiv, presidenti Donald Trump nënshkroi në gusht ku thuhej se ByteDance, duhej ti shiste operacionet e saj në SHBA, sepse SHBA e shihte TikTok-un si kërcënim për sigurinë kombëtare.

Në shtator, një gjykatëse federal pranoi kërkesën e TikTok për një urdhër paraprak kundër ndalimit të tij.

TikTok nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment, por ka thënë se kurrë nuk i ka dorëzuar të dhënat e përdoruesve të SHBA-së tek qeveria kineze dhe nuk do ta bënte këtë edhe nëse do të kërkoheshin. /Telegrafi/