Site icon Telegrafi

SHBA-ja shpreson ta largojë Bosnjën nga “rreziku” derisa serbët kërcënojnë për shkëputje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura ta largojnë Bosnjën “nga rreziku” mes kërcënimeve ndarëse nga nacionalistët serbë dhe po shqyrton sanksionet mes opsioneve të tjera, ka thënë një zyrtar i lartë Departamentit të Shtetit, raporton The Guardian, përcjell Telegrafi.

Derek Chollet, një këshilltar i lartë i sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, po fliste përpara një takimi të premten të asamblesë serbe të Bosnjës, e cila pritet të votojë nëse do të fillojë procesi i tërheqjes nga ushtria boshnjake, gjyqësori dhe sistemi i taksave.

Hapat e tillë, të kërkuar nga lideri i presidencës serbe, Milorad Dodik, do të përfaqësonte një hap thelbësor drejt shkëputjes. Ka gjasa të ketë një vonesë gjashtëmujore përpara se vendimet e asamblesë të hyjnë në fuqi, por një votim mund të fillojë një kthim të mundshëm në konflikt.

Chollet, titulli zyrtar i të cilit është këshilltar i departamentit të shtetit, vizitoi Bosnjën muajin e kaluar si pjesë e një ofensive diplomatike nga administrata e presidentit amerikan Joe Biden, për të trajtuar problemet dhe kërcënime e gjata dhe të ashpra nga Dodik për të rindërtuar një forcë të armatosur serbe.

“Ne jemi përpjekur me të vërtetë të përshpejtojmë disa nga përpjekjet tona diplomatike në përpjekje për të shmangur këtë rrezik”, tha Chollet për Guardian.

“Është e dukshme që po bëhen 26 vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjeve të paqes të Dejtonit dhe po flitet për rikthim të mundshëm të konfliktit ose një krizë të madhe me Bosnje-Hercegovinën, gjë që është thellësisht shqetësuese për ne”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version