Site icon Telegrafi

SHBA-ja regjistroi 190 mijë raste të reja nga coronavirusi, numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në afro 300 mijë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan të dielën 190 mijë raste të reja me COVID-19 dhe 1,389 viktima, bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend vlerësohet të jetë 16.2 milionë; që nga shpërthimi i pandemisë afër 300 mijë njerëz ndërruan jetë si pasojë e coronavirusit.

Të premten vonë Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi vaksinën e Pfizer-BioNTech për përdorim emergjent.

Tre milionë dozat e para të vaksinës aktualisht po shpërndahen tek disa zona në 50 vendet e SHBA-së.

Dërgesa e parë e atyre dozave u transportua nga struktura e Michigan të dielën, derisa pritet që punonjësit shëndetësorë dhe të moshuarit të marrin dozat e para nga e hëna.

Britania e Madhe është vendi i parë në botë që miratoi vaksinën e Pfizer-BioNTech, si dhe e para që nisi injektimet me këtë vaksinë. /Telegrafi/

Exit mobile version