Site icon Telegrafi

SHBA-ja realizon tjetër sulm ndaj Houthit pasi grupi rebel sulmoi anijen amerikane

Forcat amerikane kanë sulmuar objektivat e Houthit në Jemen pasi një tjetër anije në pronësi amerikane u sulmua në Detin e Kuq nga grupi rebel.

Bëhet e ditur se, katërmbëdhjetë raketa janë lëshuar nga forcat amerikane në drejtim të Houthit, duke shënuar kështu ditën e katërt të sulmeve, transmeton Telegrafi.

Për dallim prej sulmeve të kaluara, kësaj radhe forcat britanike nuk ishin të përfshira.

Lexo po ashtu SHBA shpall Houthit si grup terrorist me status të veçantë global

Objektivat e fundit të goditura nga forcat amerikane ishin pjesë e Gjirit të Adenit. Sulmet shkaktuan zjarr, por nuk raportohet për të vdekur.

Houthit të mbështetur nga Irani, fillimisht thanë se po sulmonin anijet e lidhura me Izraelin në një përpjekje për t’i dhënë fund bombardimeve në Gazë.

Megjithatë, duket se konflikti është zgjeruar duke bërë që shumë anije të shmangin lundrimin në atë zonë e të drejtohen nga Afrika Jugore.

Sulmi i fundit vjen pasi SHBA-ja e vendosi grupin Houthi në listën e saj të terroristëve global.

Ndryshe, sulmet në zonën e Detit të Kuq, kanal ky jetik për tregtinë ndërkombëtare, filluan në nëntor dhe ende janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Exit mobile version