Telegrafi

SHBA-ja nuk ka nevojë të varet nga vaksina për ta marrë nën kontroll situatën e pandemisë, paralajmëron një ekspert

SHBA-ja nuk ka nevojë të presë lansimin e një vaksine kundër coronavirusit për ta marrë situatën nën kontroll, paralajmëroi eksperti Jerome Adams.

“Ne mund ta menaxhojmë situatën që tani”, deklaroi të enjten ai.

“Mjetet për të parandaluar këtë virus tashmë gjenden në komunitetet tona”, u shpreh Adams, duke përmendur New York-un me këtë rast.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, vendi i cili ishte më i godituri nga virusi në fillim të pranverës, zbatoi që në fillim masat e bllokimit si dhe i rihapi rajonet vetëm nëse ato i plotësonin kërkesat e duhura shëndetësore.

Javëve të fundit, New York ka raportuar një normë infeksioni më të ulët se 1 për qind.

“Numri i të prekurve pasqyron punën e njujorkezëve, të cilët në fund të fundit rrafshuan kurbën”, pati deklaruar guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo në fillim të kësaj jave.

“Ne kemi nevojë që t’i respektojmë masat e distancimit shoqëror, si vendosjen e maskave si dhe pastrimin e duarve”, pati potencuar ai. /Telegrafi/