Telegrafi

SHBA-ja konfirmon mbështetjen për zhvillim të Njësisë së Inteligjencës në burgjet e Kosovës

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ali Gashi, priti në takim Atashenë e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë, Kimberly Riffe dhe këshilltaren e programit për Shërbimin Korrektues, Pamela Wallace, me të cilat diskutuan lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit mes SHKK-së dhe ICITAP-it.

Gjatë takimit, Riffe, tha se ICITAP do të vazhdojë ta mbështes fuqishëm zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, sidomos në ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit, veçanërisht stafit të Njësisë së Inteligjencës.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga SHKK-ja.

Sipas komunikatës, Gashi, e ka njoftuar Riffen, për punën, sfidat dhe të arriturat e SHKK-së, e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria Amerikane po i jep Shërbimit Korrektues të Kosovës përmes ICITAP.

ICITAP përmes donacioneve dhe trajnimeve të ndryshme ka mbështetur dhe po vazhdon ta mbështes zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi i cili është i vet qëndrueshëm, i sigurt dhe i pavarur. /Telegrafi/