Telegrafi

SHBA-ja i ka vendosur sanksione Ministrit të Mbrojtjes së Kubës, Biden thotë se ky është vetëm fillimi

Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur sanksione financiare ministrit Kuban të Mbrojtjes, Alvaro Lopez Mieri.

Gjithashtu është sanksionuar edhe një njësi speciale e Ministrisë së Brendshme shkaku i “shtypjes së protestave paqësore dhe protestuesit pro-demokracisë” së fundmi në Kubë dhe kanë kërcënuar sanksione të reja.

“Ky është vetëm fillimi. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të sanksionojnë ata që janë përgjegjës për shtypjen e popullit kuban”, paralajmëroi presidenti Joe Biden, raporton cnn.

Ai u zotua të vazhdojë të bëjë presion ndaj regjimit “për të liruar menjëherë të burgosurit politikë të ndaluar padrejtësisht, për të rivendosur qasjen në internet dhe për të lejuar kubanët të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore”.

Përveç sanksioneve, Joe Biden konfirmoi se qeveria e tij po konsideron të lejojë transferime parash për individë në Kubë dhe u zotua të rrisë personelin e ambasadës në Havana për “të ofruar shërbime konsullore për kubanët”, gjë që mund të rezultojë në viza amerikane për ata që dëshirojnë të largohen nga vendi. /Telegrafi/