Telegrafi

SHBA-ja është gati të strehojë mbi 10 mijë refugjatë sirianë

Shtetet e Bashkuara janë gati të mbajnë premtimin e tyre për të pritur 10 mijë refugjatë sirianë deri më 1 tetor, pavarësisht bllokimit administrativ, garantoi sot ministri i Sigurisë së Brendshme, Jeh Johnson.

“SHBA-ja sapo ka kaluar nivelin e pesëmijë refugjatëve siriane dhe gjashtëmijë kërkesa të tjera janë miratuar”, vazhdoi Johnson.

“Pra mendoj se ne do e kalojmë nivelin e 10 000 refugjatëve sirianë”, deklaroi ai para një komisioni të Senatit.

Duke cituar krizën humanitare të gjeneruar nga lufta civile në Siri, presidenti amerikan Barack Obama kishte bërë thirrje për të pritur refugjatë sirianë gjatë vitit buxhetor 2016, që përfundon më 30 shtator.