Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar se përmes Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit të Shtetit në ShBA, i ka dhuruar Policisë së Kosovës pajisje teknike me vlerë rreth 300 mijë dollarë.
Siç bëhet e ditur në njoftim, këto mjete i janë dhuruar Divizionit Kundër Terrorizmit dhe Njësisë Speciale të Ndërhyrjes në Kosovë, për të forcuar gatishmërinë e tyre operacionale dhe për të mbajtur qytetarët të sigurt.
“Që nga viti 2008, Programi i Ndihmës kundër Terrorizmit, në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Sigurisë së Ambasadës, ka ofruar gati 4 milionë dollarë në trajnime, mentorime dhe pajisje për Policinë e Kosovës”, ka shkruar Ambasada amerikane në Twitter. /Telegrafi/
(2/2) Since 2018, @StateDeptDSS's Antiterrorism Assistance Program, in conjunction with the Embassy's Regional Security Office, has provided nearly $4 million in training, mentorships, and equipment to the @Kosovo_Police. @StateDeptCT pic.twitter.com/saYXcowMdz
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 13, 2022