SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nisur sulme të reja kundër caqeve të Houthit në Jemen, kanë bërë të ditur zyrtarët amerikanë.
Këto janë sulme shtesë të cilat SHBA-ja kreu kundër raketave të Houthit gjatë të shtunës, për të cilat u raportua më herët, transmeton Telegrafi.
Sulmet e mëhershme kishin në cak gjashtë raketa lundrimi (që lëshohen kundër anijeve) që po përgatiteshin të lansoheshin në anijet tregtare në Detin e Kuq.
Ky është raundi i tretë i sulmeve të përbashkëta të kryera nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar ndaj caqeve të Houthit.
Ndryshe, SHBA-ja të premten kreu sulme ajrore edhe në Irak dhe Siri ndaj grupeve të kontrolluara nga Irani si shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit në Jordani ku u vranë tre ushtarët amerikanë. /Telegrafi/