Telegrafi

SHBA-ja dhe Gjermania do të furnizojnë këtë muaj Ukrainën me sisteme kundërajrore

SHBA-ja dhe Gjermania do të dorëzojnë sisteme të sofistikuara kundërajrore në Kiev këtë muaj për të kundërshtuar sulmet nga raketat ruse dhe dronët kamikaze, tha ministri i mbrojtjes i Ukrainës.

Duke folur në televizionin ukrainas, Oleksiy Reznikov tha:

“Ekziston një vendim i SHBA-së për të na furnizuar me një sistem shumë të njohur NASAMS: grupet e para. Specialistët tanë tashmë janë duke u trajnuar. Dhe ato do të dorëzohen këtë muaj”, u shpreh ai.

Reznikov potencoi se Ukraina do të pranojë sistemin e mbrojtjes ajrore IRIS-II nga Gjermania në muajin tetor. /Telegrafi/