Site icon Telegrafi

SHBA e quan inkurajuese bashkëpunimin Kosovë-Serbi në luftën kundër coronavirusit

Ambasadorët e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd kanë folur sot rreth përfitimeve të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në luftën kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.

Në një mesazh të përbashkët në Facebook ambasadorët Philip Kosnett dhe Anthony Godfrey e kanë quajtur inkurajuese kooperimin e Kosovës dhe Serbisë si vende fqinje në luftën kundër coronavirusit.

“Është inkurajuese të shohësh ministrat e Shëndetësisë të kooperojnë si fqinj për të shërbyer dhe mbrojtur të gjitha komunitetet në Kosovë dhe në Serbi. Ne mbështesim përpjekjet për të mbajtur qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë të sigurt. Ne të gjithë kryejmë pjesën tonë për të luftuar virusin. Së bashku ne mund të luftojmë COVID-19”, ka thënë ambasadori Kosnett.

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey ka thënë se Beogradi dhe Prishtina janë punuar në mënyrë konkrete dhe praktike për të shpëtuar jetë gjatë pandemisë, shkëmbimin e ekspertizës dhe pajisjeve.

“Ne shpresojmë se këto masa do të tregojnë një bashkëpunim të domosdoshëm. Ne mund të shpëtojmë jetë vetëm nëse punojmë së bashku”, ka porositur Godfrey duke falënderuar ambasadorin e Italisë në Prishtinë Nicola Orlando për lehtësimin e komunikimit në një video-konferencë ndërmjet ministrit të Shëndetësisë së Kosovës Arben Vitia dhe homologut të tij serb Zlatan Lonçar.

Exit mobile version