Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë filluar përgatitjen e një projekt-rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dënimin e referendumeve për pranimin në Rusi të rajoneve të aneksuara të Donetsk, Lugansk, Zaporizhzhia dhe Kherson, tha Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha.
“Le ta bëjmë të qartë. Referendumet e rreme në Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson nuk kanë të bëjnë fare me demokracinë, me vullnetin e lirë të ukrainasve, me asnjë standard ndërkombëtar zgjedhor”, tha Hoxha gjatë fjalës së tij në takimin e Këshillit të Sigurimit të martën.
Guvernatori i rajonit të Donetskut në lindje të Ukrainës, thotë se gjasat që Rusia të fillojë sulmet bërthamore, mund të rriten nëse Vladimir Putin në mënyrë të rrejshme i shpallë katër rajonet ukrainase si territore të Rusisë, shkruan Sky News.
Pritet që rezultatet, që ndërkombëtarisht nuk do të njihen, të zbulojnë fitoren e avokatëve të aneksimit të territoreve të Ukrainës në Rusi. /Telegrafi/
??Amb. @HoxhaFer:
“Let’s make it clear, the sham referenda in Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia and Kherson have nothing to do with democracy, nothing to do with free will of Ukrainians, nothing to do with any international elections standard.”
Remarks ?https://t.co/WNfRiw6OuA pic.twitter.com/bdJULoQCsN
— Albania in UN (@AlMissionUN) September 28, 2022
#Breaking U.S. & Albania working on Resolution condemning “sham” #referendums, supporting Ukraine’s sovereignty- unlikely at 3pm Ukraine SecCo meeting ~ Ukraine has asked for President @ZelenskyyUa to speak to SecCo @HoxhaFer @USAmbUN @CBSNews | UN https://t.co/D7y8l3apmP
— Pamela Falk CBS News Correspondent United Nations (@PamelaFalk) September 27, 2022