Viti i ri ka nisur me viktima në shtetin turk.
Të paktën 35 persona kanë vdekur dhe 40 të lënduar pas sulmit terrorist në lokalin e natës ‘Reina’ në Stamboll.
“I ofrojmë ndihmën tonë shtetit turk në kërkimin e autorëve. Solidarizohemi me popullin turk dhe i shprehim ngushëllimet tona”, ka përcjellur fjalët e presidentit të SHBA-së, Barack Obama, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Rric Schultz, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu ka reaguar edhe Fedrica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, ka ofruar ndihmën e BE-së dhe ka dënuar sulmin terrorist në shtetin turk.
“E dënojmë fuqishëm sulmin terrorist që morri jetët e para në shtetin turk”, ka thënë Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
Vlen të theksohet se edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar sulmin në Stamboll duke i shprehur edhe ngushëllimet popullit dhe qeverisë turke. /Telegrafi/