SHBA dhe pjesa tjetër e ekonomive kryesore të G7-s do të sjellin sanksione të reja që për synim kanë shtetin rus, ka thënë një zyrtar amerikan.
Udhëheqësit e shtatë vendeve më të industrializuara në botë do të takohen sot në Hiroshima, ku në krye të agjendës do të jetë pushtimi i Ukrainës.
Duke folur me gazetarët dje përpara mbledhjes, një zyrtar amerikan tha se përpjekjet e fundit të G7 kanë për qëllim tkurrjen e aftësive të Rusisë për të marrë materialet që i nevojiteshin për fushën e betejës.
Ato synonin gjithashtu mbylljen e zbrazëtirave të përdorura për t’iu shmangur sanksioneve, duke reduktuar më tej mbështetjen ndërkombëtare në energjinë ruse dhe duke ngushtuar qasjen e Moskës në sistemin financiar ndërkombëtar.
“Angazhimi ynë për të vazhduar shtrëngimin e vidave ndaj Rusisë mbetet po aq i fortë sa ishte vitin e kaluar”, tha zyrtari, raporton skynews.
SHBA dhe aleatët e saj, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe, kanë vazhduar të rritin sanksionet dhe presionin e kontrollit të eksporteve ndaj Rusisë që nga pushtimi i Ukrainës.
Mijëra objektiva të goditura me sanksione nga Uashingtoni deri më tani kanë përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin, sektorin financiar dhe oligarkët. /Telegrafi/