Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, gjatë një konference të mbajtur në Paris me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, theksoi se janë pajtuar për të bashkëpunuar ngushtë në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit në Siri.
Trump ka thënë se Washingtoni do të punojë me Francën dhe partnerët e saj në planin për periudhën e pasluftës në Siri dhe Irak. Ai u shpreh se do të punojnë së bashku për të luftuar militantët e Shtetit Islamik, apo siç i quajti ai “armiqtë e njerëzimit”.
Edhe presidenti francez theksoi se janë pajtuar për të vazhduar punën së bashku, për krijimin e një plani për periudhën e pasluftës.
Në lidhje më largimin e SHBA-ve nga Marrëveshja e Puristit për çështjen e klimës, Trump tha se ende ka mundësi për arritjen e një marrëveshje, duke lënë të hapur mundësinë për të biseduar për këtë çështje, transmeton KosovaPress.