Telegrafi

SHBA dhe Britania pritet të kryejnë sulme ajrore ndaj Houthit në Jemen

Ilustrim

SHBA dhe Britania e Madhe pritet të godasin sonte pozicionet ushtarake të Houthit në Jemen.

“Britania [pritet] të bashkohet me SHBA-në në kryerjen e sulmeve ajrore ndaj pozicioneve ushtarake të Houthi në Jemen”, shkroi redaktori politik i The Times në mediat sociale.

Ai shtoi se kryeministri britanik, Rishi Sunak informoi kabinetin për ndërhyrjen e afërt ushtarake këtë mbrëmje, raporton skynews.

Nuk ishte përmendur ndonjë sulm i mundshëm në takimin e sotëm të Pentagonit të SHBA-së, dhe raporti ende nuk është konfirmuar.

Kujtojmë se SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë dërguar disa anije në Detin e Kuq për të parandaluar sulmet e Houthive.

Ndryshe, grupi jemenas kohët e fundit ka kryer sulme të njëpasnjëshme në Detin e Kuq, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në anijet ndërkombëtare që transportojnë mallra të ndryshme dhe karburante. /Telegrafi/