Telegrafi

SHBA-ja dënon sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës

Për sulmin e sotëm ndaj ekipit të medias në veri të Mitrovicës ka reaguar edhe Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeff Hovenier.

Përmes një reagimi në Facebook, Hovenier thotë se një medie e lirë dhe e pavarur, është thelbi i demokracisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bashkohen AGK-së dhe Zyrës së BE-së në Kosovë, për të dënuar fuqishëm serinë e fundit të sulmeve kundër gazetarëve kosovarë”.

“Mediat duhet të jenë lira të kryejnë punën pa u kërcënuar dhe pa u frikësuar. Një medie e lirë dhe e pavarur, është thelbi i demokracisë”, ka reaguar Hovenier./Telegrafi/