Konsumatorët amerikanë duket se nuk kanë qënë të shumtë në radhë për të bërë blerjet e fundit para Krishtlindjeve.
Kështu shitësit me pakicë duket se do t`i arrijnë me vështirësi objektivat e tyre të shitjeve. Ky sezon është karakterizuar kryesisht nga ulje të mëdha çmimesh dhe nga një konkurrencë e fortë nga shitësit online, të kryesuar nga Amazon.com.
Ditët e fundit, pra datës 25 dhjetor, dhe kryesisht e shtuna e fundit para festës, e mbiquajtur ndryshe si super e shtuna, kanë dështuar të japin performanca pozitive, ose të paktën të kënaqnin pritshmëritë. Dështimi i super të shtunës duket se ndoqi atë të së premtes së zezë, dy prej ditëve më të zëna për të kryer blerje në shtetet e bashkuara, nuk e arritën qëllimin e tyre.
Analistët shprehen se janë blerjet online ato që do të shpëtojnë këtë vit nga një performanvë negative. Pjesa më e madhe e shitësve me pakicë, duke u përballur me një situatë aspak të pritshme ofruan zbritje të mëtejshme çmimesh për produktet e tyre, veç zbritjeve të përhershme sezonale.
Kështu , një pjesë e madhe e produkteve iu ofruan klientëve me një zbritje shtesë prej 20 për qind deri 30 për qind, mbi zbritjen sezonale prej 40 për qind në mënyrë që të arriheshin objektivat e paracaktuara.
Best-sellerat e këtij sezoni duket se kanë qenë APPLE, me produktin më të ri iPhone 6, dhe lodrat për fëmijë të Walt Disney të animuara sipas filmit “Frozen”. Sipas një raporti, shitjet këtë vit gjatë javës para krishtlindjeve kanë rënë me 8.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa trafiku nëpër dyqane me 10.2 për qind. /Telegrafi/