Prokurorët federal të SHBA-së, akuzojnë Julian Assange për pjesëmarrje në konspiracion dhe hakimin e mijëra dokumenteve nëpër kompjuterë.
Bashkëthemeluesi i Wikileaks, Julian Assange, është arrestuar sot nga policia metropolitane në ambasadën e Ekuadorit në Londër, transmeton Telegrafi.
Qeveria amerikane akuzon Assange për pjesëmarrje në rrjedhjen e informacioneve sekrete, që konsiderohet si rrjedhja më e madhe e dokumenteve në historinë e këtij vendi.
Sipas aktakuzës së ngritur më 8 mars të vitit 2010, Assange kishte thyer fjalëkalime në kompjuterët e Departamentit amerikan të Mbrojtjes. /Telegrafi/