Manchester United raportohet se po bëhet gati për një transferim befasues për të mbuluar mungesën e Luke Shaw i cili u lëndua.
United përmes një njoftimi zyrtar kishte bërë me dije se Shaw ka pësuar një lëndim në stërvitje dhe do të mbetet jashtë fushave të paktën deri pas pushimit me kombëtare në shtator.
Shaw nuk ka luajtur për Unitedin që nga muaji shkurt pikërisht për shkak të lëndimit, por ai u rikthye në fushë për 120 minuta për Anglinë në finale të Euro 2024.
Sipas The Athletic, United ka punuar në prapaskena për të nënshkruar me një qendërmbrojtës dhe mbrojtës të majtë edhe para se lëndimi i Shaw të bëhet i ditur.
Ata tashmë kanë bërë objektiv një lojtar i cili është në fazën përfundimtare të karrierës së tij. Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Barcelonës, Marcos Alonso.
The Athletic ka bërë me dije se United e ka diskutuar mundësinë e transferimit të spanjollit në ‘Old Trafford’ pas lirimit të tij nga Barcelona në verë.
Alonso ishte lidhur me një kalim në ‘Old Trafford’ edhe verën e kaluar, por Ten Hag vendosi që të nënshkruaj me Sergio Reguilon./Telegrafi/