Telegrafi

Shaunae Miller-Uibo mbron titullin, e artë në 400 metra vrapim

Ka përfunduar gara 400 metra vrapim te femrat, ku ka fituar Shaunae Miller-Uibe nga Bahamas.

Ajo u rendit e para me kohën 48.36 sekonda, e ndjekur nga e argjendta Marileidy Paulino e Republikës Dominikane me 49.20 sekonda dhe medaljen e bronztë e fitoi Allyson Felix nga Amerika me kohën 49.46 sekonda.

Për Miller-Uibo kjo fitore ishte mbrojte e titullit, pasi ajo ishte e artë edhe në Lojërat Olimpike 2016 në këtë kategori.

Vlen të theksohet se Bahamas u treguan të suksesshëm edhe në kategorinë e meshkujve, ku fitoi të artën Steven Gardiner. /Telegrafi/