Site icon Telegrafi

Shasha: E vështirë të fitohet liberalizimi i vizave, por edhe pas këtij procesi duhet të përmbushen kritere tjera

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha ka thënë se është vështirë që të fitohet liberalizimi i vizave për Kosovën, por edhe nëse ndodh një gjë e tillë, ai tha se Kosova duhet t’iu përmbahet pesë kritereve që burojnë nga procesi i liberalizimit të vizave.

Shasha përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se dështimi për të siguruar përmbushjen e tyre do të aktivizonte mekanizmin për pezullimin e vizave.

“Është vështirë të fitohet liberalizimi i vizave. Po aq vështirë është edhe të sigurohemi që nuk e humbim të drejtën e lëvizjes së lirë. Pas liberalizimi të vizave, Kosova duhet të jetë e përgatitur për përmbushjen e plotë të kritereve që burojnë nga procesi i liberalizimit të vizave. Në veçanti duhet siguruar përmbushja e 5 kritereve specifike. Dështimi për të siguruar përmbushjen e tyre do të aktivizonte Mekanizmin për Pezullimin e Vizave”, ka shkruar Shasha në Facebook.

Ndërkaq, Instituti Epik ka publikuar pesë kriteret në rast se aktivizohet mekanizmi për Pezullimin e Vizave, e ato janë:

    1. Rritja e migrimit të jo-rregullt.
    2. Rritja e kërkesave për azil me shkallë të ulët të njohjes së drejtës së azilit.
    3. Rritja e shkallës së refuzimit të aplikacioneve të ri-pranimit.
    4. Rreziku i shtuar për sigurinë e vendeve anëtarë të BE-së, me theks të veçantë në krimet e rënda.
    5. Regres në zbatimin e kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. /Telegrafi/

Exit mobile version