Estrada Shqiptare çdo here e më shumë po pasurohet me emra të rinj, të cilët po sjellin risi në skenë.
I tillë është Sharr Braina, djaloshi i cili në vetëm pak kohë ka sjell plot tri projekte.
“Mos u nal “ mban titullin kënga e tij më e re, e cila është punuar nga Seven Saraqi dhe DJR beatz.
Tekstin dhe vijën melodike është kujdesur artisti i njohur Seven Saraqi, i cili është njëherësh është krahu i djathtë i artistit të ri, Sharr Braina, i cili sapo ka nisur rrugën drejt muzikës.
https://www.youtube.com/watch?v=Qa2syfKoZWE
“Mos u nal” është publikuar në YouTube edhe me një klip veror, i cili i përshtatet mjaft mirë këngës.
Artisti i ri i skenës vjen me një paraqitje mjaft me stil, duke iu përshtatur tendencave më të fundit.
Përveç këngës “Mos u nal”, Sharr Braina ka sjell edhe dy këngë tjera “Falma” dhe “Leje”, që të dyja këngë të suksesshme të cilat janë pritur mirë nga publiku.
https://www.youtube.com/watch?v=_L-oAslnM8o
Me këtë intensitet pune, ai duket se do arrijë të bëhet një nga yjet e diskografisë vendore. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=-Cx3RB9ORSw