Komploti i vetëm për filmimin e pjesës së tretë të filmit “Sex and the City” u bë nga aktorja Kim Cattrall.
Kjo e fundit është e palëkundur në vendimin për të mos qenë pjesë së kastës së aktorëve, ku luajti karakterin e Samantha Jones.
Kjo tronditi bazat e gjithë historisë së filmit dhe përpjekja për të bindur aktoren që t’i bashkohet projektit, nuk kanë dhënë rezultat pozitiv.
Për më tepër, gjërat u përkeqësuan me historinë e armiqësisë midis Catrrall dhe Sara Jessica-Parkerit.
Biondina kohët e fundit ka dhënë një propozim për aktoren që mund ta zëvendësonte atë, duke dhënë emrin e Sofia Vergaras.
Megjithatë, Sara Jessica Parker ka një ide tjetër dhe se nuk pajtohet me Kimin.
Në intervistën e fundit për rolin e Samantha, ajo propozoi jo më pak ose më pak se Sharon Stonen.
Theksojmë se kjo e fundit është bërë tejet e njohur me rolin në filmin “Basic Instict”.
Kujtojmë se episodi i parë i serisë popullore “Sex and the City” është transmetuar më 6 qershor të vitit 1998, ndërsa më pas ka vazhduar me disa sezone, si edhe janë xhiruar filma të bazuar në serial. /Telegrafi/