Sharon Stone është një prej yjeve të njohura që përfshihen vazhdimisht në aktivitete bamirësie.
Aktorja amerikane të shtunën ishte pjesëmarrëse në një eveniment për të mbështetur organizatat që i ndihmojnë të sëmurët nga lupusi në Los Angeles.
Në bazë të njoftimit zyrtar, ishte bërë e ditur se qëllimi i këtij evenimenti ishte që të ndihmoheshin institutet dhe shoqatat për hulumtime rreth kësaj sëmundjeje (‘Lupus Research Institute’ dhe ‘Alliance for Lupus Research’).
Ndërkaq, për faqet rozë ka tërhequr vëmendje dukja e aktores 59 vjeçare. Ajo kishte flokë bionde të shkurtra me një fustan të verdhë që të kujtonte vitet e nëntëdhjeta.
Ndërkaq, mosha dhe dukja e Sharon Stone nuk përputhen në asnjë mënyrë. /Telegrafi/