Aktorja hollivudiane, Sharon Stone, duket se ndihet më kreative me bikini.
Në fakt, 58-vjeçarja të cilën e ka harruar plakja, është shfaqur be bikini të zeza në pishinë duke vizatuar.
“Uji, ngjyrat”, ka shkruar ylli i “Basic Instinct” pranë fotografisë së publikuar në Instagram.
Ndryshe, Stone ka folur haptas për problemet që i ka pasur me kalimin e viteve në Hollywood, pasi e ka pasur të vështirë ta pranojë moshën.
“Kishte momente kur isha në të katërdhjetat, kur hyja në banjë me një shishe vere, e shikoja derën dhe thosha: ‘Nuk do të dal derisa ta pranoj krejtësisht se si dukem tash”, ka treguar aktorja në të kaluarën. /Telegrafi/