Telegrafi

Sharec: Besoj që BE do të merr vendim për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut

Në një konferencë për shtyp, kryeministri slloven Marijan Sharec vlerësoi se vendi ynë meritonte një vendim për të filluar negociatat në tetor, duke përmendur si arritje të rëndësishme Marrëveshjen e Prespës, marrëveshjen me Bullgarinë, reformat sistemike të bëra në vend, të cilat për kryeministrin slloven tregojnë dëshirat, angazhim për stabilitetin, sigurinë, suksesin, për një të ardhme demokratike.

“Shpresojmë që Maqedonia të fillojë negociatat e pranimit me BE në tetor. Ky është projekti ynë i përbashkët, sepse Sllovenia ka ndihmuar shumë Maqedoninë e Veriut në atë rrugë dhe natyrisht ne do të ndihmojmë përsëri, sepse ne dëshirojmë që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e BE-së, dhe kjo është një bindje që ne gjithashtu e ndamë me Kryeministrin Zaev”, tha Sharec.

Për kryeministrin slloven, një rezultat i tillë i tetorit do të nënkuptojë njohjen e Maqedonisë së Veriore “për rezultatet e padiskutueshme të riorganizimit legjislativ”.

“Dua të jem i qartë dhe të them që pritjet e Maqedonisë së Veriut janë të larta dhe të merituara. Bisedimet do të jenë të gjata, por duhet të fillojmë”, ha Kryeministri Sharec, duke shtuar se fillimi do të thotë gjysma e rrugës përfundimtare./Telegrafi/