Liverpooli arriti të shënojë fitore në përballje me Torinon në ndeshjen miqësore me rezultat 3-1.
Jurgen Klopp ka startuar me skuadrën më të fortë, ku mungonte vetëm mbrojtësi Dejan Lovren.
Në anën tjetër Xherdan Shaqiri ka qëndruar në bankë, por e ka luajtur të gjithë pjesën e dytë.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2-1.
Firmino dhe Winaldum i shënuan golat për Liverpoolin, ndërsa për italianët shënoi sulmuesi i njohur Andrea Belotti.
Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol, ku Shaqiri ishte protagonist.
#LFC #Sturridge 3-1. Wonderful and Marvellous assist from #Shaqiri https://t.co/w7EW7ciNyd
— Israel (@Izy_OA) August 7, 2018
Mesfushori sulmues shqiptar mori një top afër zonës dhe mjeshtërisht pasoi për Daniel Sturridgen që shënoi nga afërsia për 3-1.
Shaqiri është përshtatur shumë mirë te Liverpooli pasi kalimit këtë verë nga Stoke City. /Telegrafi/