Telegrafi

Shaqiri vazhdon me asistime në MLS, por një gabim i rëndë i portierit i kushton Chicagos me humbje

Xherdan Shaqiri ka vazhduar shkëlqimin personal në elitën e futbollit amerikan MLS.

Por skuadra e yllit nga Kosova, Chicago Fire ka pësuar një tjetër humbje e cila ishte e katërta radhazi.

Fire u mposht në shtëpi nga Cincinnati me rezultat 1-2, humbje që erdhi falë një gabimi trashanik të portierit të Chicagos, Slonina.

Xherdan Shaqiri ka vazhduar me paraqitje fantastike, duke bërë një tjetër asistim për Chicagon këtë edicion në MLS.

Gjilanasi asistoi për mrekulli në golin e vetëm të shënuar nga Duran në minutën e 83-të, por dy minuta më vonë portieri vendas bëri një gabim trashanik duke i falur topin kundërshtarëve të cilët realizuan për fitoren e madhe.

Për Shaqirin ky ishte asistimi i katërt këtë edicion në MLS, derisa ka realizuar edhe dy gola.

Nga tetë golat e shënuar në 11 ndeshje të Chicagos, Shaqiri ka kontribuar në gashtë prej tyre duke qenë bindshëm lider i kësaj skuadre. /Telegrafi/