Telegrafi

Shaqiri tregon klubet me të cilat ishte në bisedime para se të kalonte te Interi

Ish-anësori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, në një intervistë të gjatë për Spox.com ka folur edhe për të kaluarën e tij.

Shqiptari ka thënë se para se të kalonte te Interi ishte në bisedime me Atletico Madridin dhe Liverpooli dhe se kishte kontaktuar disa herë në telefon me trajnerin e asaj kohe të Reds.

“Në verë (para se të kalonte te Interi) kam pasur ofertë nga Liverpooli dhe Atletico Madridi, doja të largohesha nga Bayerni”.

“Nga Liverrpooli, Brendan Rogers, më ka thirrur disa herë në telefon para Kupës së Botës. Por, Bayern më ka ndaluar, pastaj bëra disa takime dhe i dëgjova ata. Drejtuesit e tyre menduan se situata do të ndryshon me kalimin e kohës, por fatkeqësisht nuk ndodhi ashtu”, ka thënë Shaqiri. /Telegrafi/