Liverpooli ka vazhduar edhe në javën e 15-të me fitore, pasi e ka mposhtur Evertonin me rezultat 5-2.
Pas vetëm gjashtë minutash lojë në Anfield Road, Sadio Mane asistoi te Divock Origi që shënoi gol të bukur.
Ishte minuta e 17-të, atëherë kur Xherdan Shaqiri e dyfishoi epërsinë për The Reds e që senegalezi ishte sërish asistues.
Evertoni arriti ta ngushtonte epërsinë e Liverpolit me anë te Michael Keane (21’), mirëpo dhjetë minuta më vonë sulmuesi belg e shënoi golin e tij të dytë në këtë takim.
Mane më pas ndryshoi rolin nga asistues në golashënues, duke e realizuar golin e tij të parë në këtë sfidë në minutën e 45-të nga një asistim i Trent-Alexander Arnold.
Por, Toffes nuk u ndal me kaq dhe shënoi golin e dytë në këtë takim me anë të Richarlison (45+3’) që u shërbye mjaftë mirë nga Bernard.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa e dyta kishte vetëm një gol.
Gerorginjo Wijnaldum e shënoi golin e vetëm në pjesën e dytë për The Reds në minutën e 90-të, për ta vulosur kështu fitoren e thellë të tyre.
Vlen të ceket se kjo është ndeshja e parë që Xherdan Shaqiri luan për më shumë se 90 minuta dhe arriti të shënonte në këtë ndeshje mjaftë të rëndësishme.
Pas javës së 15-të, Liverpooli vazhdon të jetë lider i ligës angleze me 43 pikë, ndërsa në xhiron e 16-të do të takohet me Bournemouthin. /Telegrafi/