Xherdan Shaqiri ka qenë protagonist në fitoren e skuadrës së tij Chicago Fire në udhëtim te Vancouver Whitecaps 1-3.
Sulmuesi me prejardhje nga Kosova ishte futbollisti kryesor në këtë ndeshje, duke shënuar një gol e duke asistuar në një tjetër.
Ishte minuta e 13-të e ndeshjes kur ylli kosovar lëshoi një goditje nga distanca me këmbën e tij të djathtë për të kaluar Chicagon në epërsi 0-1.
E krejt në fund të ndeshjes, Shaqiri ishte përsëri protagonist kur kësaj radhe asistoi te Mueller që realizoi për rezultatin përfundimtar 1-3.
Ky ishte goli i katërt i Xherdanit me fanellën e skuadrës amerikane, derisa ka bërë edhe nëntë asistime.
Me këtë fitore Chicago ngritët në pozitën e nëntë në Konferencën e Lindjes në MLS. /Telegrafi/