Xherdan Shaqiri është afër transferimit tek skuadra e madhe angleze Liverpool.
Mediat angleze kanë raportuar se Shaqiri ka udhëtuar drejt Liverpoolit për t’i kryer testet mjekësore.
Ndërkohë tani Daily Star ka shkruar për numrin që ylli nga Gjilani mund ta bart tek The Reds.
Gjatë katër viteve qëndrim në Stoke City, ai ka bartur numrin 22, por ky numër është i zënë nga portieri Simon Mignolet.
Sa ishte pjesë e Baselit, Xherdani mbante fanellën me numër 17, por edhe ky numër është i zënë nga Ragner Klavan.
Te Interi sa ishte, Shaqiri kishte numrin 91, por ky numër nuk do të lejohet në Ligën Premier.
Pas largimit të Philippe Coutinhos, numri 10 te Liverpooli është i lirë dhe mund të kërkohet nga Shaqiri nëse nuk arrihet njëri nga lojtarët mes Nabil Fekir apo Paulo Dybala.
Kësisoj numri më i mundshëm i Shaqirit do të jetë 23, pasi atë numër e mban edhe tek Kombëtarja e Zvicrës.
Mbetet të shihet pas zyrtarizimit se cilin numër do ta bartë Shaqiri tek klubi i tij i ri. /Telegrafi/