Site icon Telegrafi

Shaqiri pas barazimit: Prishtina ishte me fat

Artim Shaqiri e ka nisur mirë aventurën e tij si trajner në Kosovë, teksa në ndeshjen hapëse të kampionatit barazoi përballë Prishtinës pretendente me rezultat 1-1.

Trajneri nga Struga u shpreh i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij, por beson se kundërshtari ishte me fat, pasi që nuk pranoi gola nga rastet e ndërtuara nga ‘kuqezinjtë’.

“Mendoj se nuk ishim me fat,pasi patëm disa raste të mira për të shënuar edhe ne ndaj Prishtinës, dhe mendoj se me fat ishte kundërshtari, gjithsesi jam i kënaqur me rezultatin pasi mendoj që është real i takimit”, ka thënë Shaqiri pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Josa: Barazimi ndaj Flamurtarit nuk është rezultat negativ, mangësitë do të korrigjohen

Më tej 43 vjeçari ka folur edhe për objektiva te Flamurtarit këtë edicion.

Festa e lojtarëve të Flamurtarit pas golit (Foto FC Prishtina)

“Objektivat e Flamurtarit janë t’i marrim ndeshjet një nga një”.

“Sot nuk arritëm të merrnim maksimumin, por vazhdojmë me ndeshjet e radhës”, përfundoi trajneri i Flamurtarit.

Exit mobile version