Telegrafi

Shaqiri i pari në Ligën Premier me gola nga distanca, lë mbrapa shumë yje

Xherdan Shaqiri është futbollisti që ka shënuar më së shumti gola nga jashtë zona në këtë sezon në Ligën Premier.

Mesfushori me tipare sulmuese nga Kosova ka shënuar dy super-gola në fitoren e skuadrës së tij ndaj Hull Cityt me rezultat 2-0.

Lexo po ashtu Shaqiri me një supergol nga distanca, goli i javës në Ligën Premier? (Video)

Me këto gola, Shaqiri është bërë futbollisti që ka shënuar më shumë gola nga distanca këtë sezon në kampionatin anglez, shkruan Telegrafi.

‘Xhuxhi magjik’ ka shënuar plot tre gola nga distanca këtë sezon në Ligën Premier, duke lënë mbrapa shumë emra të mëdhenj.

Lexo po ashtu Këto janë super-statistikat e Shaqirit në ndeshjen ndaj Hull City

Pas ish-futbollistit të Interit, renditen Philippe Coutinho, Kevin De Bruyne dhe Jose Holebas me nga dy gola. /Telegrafi/

Më shumë gola nga distanca në Ligën Premier këtë sezon:

Xherdan Shaqiri      – 3 gola

Philippe Coutinho – 2 gola

Kevin De Bruyne     – 2 gola  

Jose Holebas            – 2 gola