Xherdan Shaqiri është futbollisti që ka shënuar më së shumti gola nga jashtë zona në këtë sezon në Ligën Premier.
Mesfushori me tipare sulmuese nga Kosova ka shënuar dy super-gola në fitoren e skuadrës së tij ndaj Hull Cityt me rezultat 2-0.
Me këto gola, Shaqiri është bërë futbollisti që ka shënuar më shumë gola nga distanca këtë sezon në kampionatin anglez, shkruan Telegrafi.
‘Xhuxhi magjik’ ka shënuar plot tre gola nga distanca këtë sezon në Ligën Premier, duke lënë mbrapa shumë emra të mëdhenj.
Pas ish-futbollistit të Interit, renditen Philippe Coutinho, Kevin De Bruyne dhe Jose Holebas me nga dy gola. /Telegrafi/
Më shumë gola nga distanca në Ligën Premier këtë sezon:
Xherdan Shaqiri – 3 gola
Philippe Coutinho – 2 gola
Kevin De Bruyne – 2 gola
Jose Holebas – 2 gola