Telegrafi

Shaqiri paralajmëron Liverpoolin se mund të largohet në këtë muaj

Xherdan Shaqiri ka zbulua se mund të largohet në këtë muaj nga Liverpooli.

Jurgen Klopp mund të ketë probleme me anësorin 27-vjeçar, pasi nuk është i lumtur që po qëndron i ulur në bankën rezervë.

Lojtari shqiptar ka startuar në vetëm 11 ndeshje në Ligën Premeir në sezonin e kaluar, derisa nuk ka luajtur as në përballjen ndaj Chelseat në Superkupën e Evropës dhe ndaj Norwichit.

Shaqiri e ka paralajmëruar trajneri gjerman duke i thënë se mund të largohet në këtë afat kalimtar nëse situata e tij nuk pëson ndryshime.

“Jam i zhgënjyer që nuk po ka shumë hapësirë që të luajë që disa ndeshje. Asnjë lojtar nuk është i lumtur që të ulet në bankën rezervë”, ka thënë Shaqiri.

Lexo po ashtu Shaqiri në formë të lartë para Superkupës së Evropës, driblim brilant ndaj portierit në stërvitje

“Monaco dhe Galatasaray? Nuk e kam idenë se nga kanë ardhur ato fjale. Nuk jam në dijeni për ofertat nga këto klube”, ka shtuar më tej anësori shqiptar.

Shaqiri u transferua te The Reds nga Stoke City, mirëpo nuk ka arritur ta bind Kloppin që t’i ofrojë më shumë minuta. /Telegrafi/