Xherdan Shaqiri ka zbulua se mund të largohet në këtë muaj nga Liverpooli.
Jurgen Klopp mund të ketë probleme me anësorin 27-vjeçar, pasi nuk është i lumtur që po qëndron i ulur në bankën rezervë.
Lojtari shqiptar ka startuar në vetëm 11 ndeshje në Ligën Premeir në sezonin e kaluar, derisa nuk ka luajtur as në përballjen ndaj Chelseat në Superkupën e Evropës dhe ndaj Norwichit.
Shaqiri e ka paralajmëruar trajneri gjerman duke i thënë se mund të largohet në këtë afat kalimtar nëse situata e tij nuk pëson ndryshime.
“Jam i zhgënjyer që nuk po ka shumë hapësirë që të luajë që disa ndeshje. Asnjë lojtar nuk është i lumtur që të ulet në bankën rezervë”, ka thënë Shaqiri.
“Monaco dhe Galatasaray? Nuk e kam idenë se nga kanë ardhur ato fjale. Nuk jam në dijeni për ofertat nga këto klube”, ka shtuar më tej anësori shqiptar.
Shaqiri u transferua te The Reds nga Stoke City, mirëpo nuk ka arritur ta bind Kloppin që t’i ofrojë më shumë minuta. /Telegrafi/