Telegrafi

Shaqiri: Interi vend i duhur, në kohën e gabuar

GLASGOW, SCOTLAND - FEBRUARY 19: Xherdan Shaqiri of Inter Milan celebrates as he scores their first goal during the UEFA Europa League Round of 32 first leg match between Celtic FC and FC Internazionale Milano at Celtic Park Stadium on February 19, 2015 in Glasgow, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Xherdan Shaqiri thotë se kalimi i tij në Inter në vitin 2015 ishte një rast i mirë, por ishte në vendin e duhur në kohën e gabuar.  

Shaqiri nuk ia mbyll derën një rikthimi të në Serie A.

“Ishin disa muaj të rëndësishëm. Nuk mund të flas keq për ta. Kishte shumë ndryshime që ndodhën, si në dhe jashtë fushës”.

“Nuk ishte e lehtë, veçanërisht për këto arsye. Mancini? Nuk kishte probleme mes nesh”.

Xherdan Shaqiri . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

“Rezultatet nuk ishin të mira, por përvoja ime ishte pozitive. Milano është i bukur. Kam jetuar në qendër të qytetit, disa hapa nga universiteti dhe kam gjetur veten në një vend të mrekullueshëm”.

“Nuk mund të flas keq për Italinë apo Interin. Unë ende kujtoj mirëpritjen e tifozëve të tyre që ma dhanë në mbërritjen time. Ishte e çmendur … e paharrueshme”.

Xherdan Shaqiri në duel me Andi Lilën . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

“Nëse unë mund të ndryshoj ndonjë gjë, do të ishte periudha që isha aty, sepse unë ndoshta iu bashkova Interit në kohën e gabuar”.

“Sot ata janë një klub ndryshe, ashtu siç është i gjithë kampionati. Niveli është rritur krahasuar me tre vjet më parë”.

Xherdan Shaqirim duke festuar një gol me Interin . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

“Gjithsesi, kam pasur argëtim në Serie A dhe Italia është një vend i mrekullueshëm. Jam i lumtur në Liverpool, por kurrë nuk mund të thuash kurrë në futboll”, ka thënë Shaqiri për Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/