Xherdan Shaqiri është një tjetër emër i madh i futbollit shqiptar që e ka pranuar me pikëllim lajmin për vdekjen e Fadil Vokrrit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, futbollisti që e përfaqëson Zvicrën e ka quajtur legjendë kreun e ndjerë të FFK-së.
“Ngushëllime familjes Vokrri. Gjithmonë të mbaj në zemër i madhi Fadil Vokrri”.
“Pusho i qetë legjendë. Xherdani dhe familja”, ka shkruar futbollisti në një postim në InstaStory.
Postimi i tij është shoqëruar me një fotografi të përbashkët mes Shaqirit dhe Vokrrit.
Fadil Vokrri ndërroi jetë mëngjesin e të shtunës si pasojë e një infarkti në zemër.
Si futbollist, ai ka qenë pjesë e ‘Gjeneratës së Artë’ të futbollistëve nga Kosova, ndërsa nga viti 2008 ka qenë kryetar i FFK-së. /Telegrafi/