Zvicra ka pësuar humbje minimale në udhëtim te Spanja 1-0 në kudër të Ligës së Kombeve.
Përfaqësuesja helvetike mbetet e fundit në Grupin e 4 të Divizonit A me vetëm një pikë pas tri ndeshjeve.
Gjithsesi takimi ndaj Spanjës ka qenë i veçantë për Xherdan Shaqirin që ka festuar edhe ditëlindjen e tij të 29-të.
Ylli kosovar me paraqitjen ndaj Spanjës është futur në mesin e 10 lojtarëve me më së shumti paraqitje në Përfaqësuesen zvicerane.
🇨🇭 Xherdan Shaqiri is now Switzerland’s joint-tenth most-capped player, drawing level with Valon Behrami (83) 👏#NationsLeague pic.twitter.com/zsgDFU4wW1
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) October 10, 2020
Shaqiri zhvilloi ndeshjen e tij të 83-të me ekipin A të Zvicrës duke u barazuar me Valon Behramin.
Në mesin e 10 lojtarëve me më së shumti paraqitje është edhe Granit Xhaka në vendin e tetë me tri paraqitje më shumë se Shaqiri e Behrami.
Pozita e parë mbahet nga legjenda Heinz Hermann i cili ka 118 paraqitje nga viti 1978 deri më 1991.
Futbollistët tjerë që kanë mbi 100 paraqitje janë edhe Alain Geiger, Stephan Lichtsteiner dhe Stephane Chapuisat. /Telegrafi/