Site icon Telegrafi

Shaqiri flet për herë të parë për konfrontimin me Kloppin pas ndeshjes me Chelsean : Nuk më bërtiti, folën për një goditje dënimi

Xherdan Shaqiri ka folur për herë për bisedën që kishte me trajnerin Jurgen Klopp në fund të ndeshjes Liverpool–Chelsea.

Klopp hyri në fushë pas humbjes së 2-1 të mërkurën, duke biseduar me Shaqiri dhe toni nuk dukej i ulët.

Shaqiri e filloi ndeshjen dhe luajti deri në fund, ndërsa e ka zbuluar se çfarë biseduan me trajnerin në fund.

‘[Klopp] nuk ishte intensiv, as nuk më bërtiti diçka. Ishte thjesht një gjë taktike, diçka për goditjen e lirë, ne duhet të bënim më mirë”.

“Në fund, Jordan mori goditjen e lirë dhe ndoshta nuk ishte zgjidhja më e mirë që bëmë atje”.

Liverpool ka bërë një fillim të shkëlqyeshëm për sezonin e 2018-19 dhe dukej që po shkonte edhe në ndeshjen me Chelseas te fitorja.

Por mbrojtësi Emerson Palmieri barazoi dhe Hazard shënoi në fund për 2-1.

Edhe Klopp ka thënë se ‘muhabeti’ me Shaqirin në fund të ndeshjes ka qenë për një goditje dënimi.

“Oh jo. Jo, kemi folur për një goditje dënimi, atë të fundit”, ka nënvizuar Klopp. /Telegrafi/   

Exit mobile version