Telegrafi

Shaqiri falënderon të gjithë për përkrahjen në postimin e fotografisë së fundit në rrjetet sociale

Xherdan Shaqiri dhe Jurgen Klopp (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Xherdan Shaqiri ka bërë postimin e fundit në rrjetet sociale para finales së Ligës së Kampionëve.

Liverpooli dhe Tottenham Hotspur do të luajnë mes vete në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/19.

Kjo finale është e paraparë të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin Wanda Metropolitano të Atletico Madridit.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi në finalen e Ligës së Kampionëve, duke i përfshirë 24 orët e fundit

Për Reds kjo është finalja e dytë radhazi dhe pas humbjes sezonin e kaluar nga Real Madridi, këtë vit synojnë ta ngrenë lartë trofeun.

Në këtë finale të madhe do të luajë edhe një shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Lexo po ashtu Shaqiri: Liverpooli e meriton trofeun e Ligës së Kampionëve, do ta fitojmë për Kloppin dhe tifozët

Ylli shqiptar ka falënderuar të gjithë për mbështetjen në këtë finale në postimin e tij të fundit në Facebook.

“Faleminderit të gjithë për mbështetjen”, shkruar në fotografinë e fundit të postuar nga Shaqiri. /Telegrafi/