Site icon Telegrafi

Shaqiri e Xhaka: Ronaldo nga një botë tjetër, ai e bëri diferencën

Portugalia fitoi 3-1 ndaj Zvicrës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve ku Cristiano Ronaldo shënoi tri herë duke dërguar ekipin e tij në finale.

Dy shqiptarët e Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, folën në lidhje me paraqitjen e yllit portugez. Shaqiri i dha të gjitha meritat lojtarit të Juventusit.

“Ndoshta nuk ishte paraqitja e tij më e mirë, por shënoi tre gola dhe vendosi takimin. Kështu është futbolli”.

Zvicra duke festuar golin e vetëm (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

“Nëse do e kishim në skuadër mbase do të fitonim. Nuk varet gjithçka nga një futbollist, por sigurisht që ai është një ndër më të mirët në botë dhe e tregoi”, ka thënë Shaqiri.

Granit Xhaka ka qenë më i mrekulluar nga paraqitja fantastike e 34-vjeçarit.

“Është e pabesueshme! Çfarë lojtari është ai! Nuk është rastësisht një nga futbollistët më të mirë në botë”.

“Më i miri? Një nga më të mirët. Kush është më i miri? Për mua janë dy (i referohet Messit dhe Ronaldos)”.

Lexo po ashtu Xhaka pas humbjes nga Portugalia: Ndonjëherë nuk mund të bëni më shumë kur Ronaldo shënon het-trik

“Ata nuk janë nga kjo botë”, ka thënë Xhaka. /Telegrafi/

Exit mobile version